Site icon Telegrafi

Mendi, Tarabuka Band dhe DJ Star publikojnë projektin e ri “Moj e mira”

Vazhdon ripërpunimi i hiteve të dikurshme të muzikës shqiptare nga artistë dhe grupe të ndryshme.

Këngëtarin Mendi në bashkëpunim me grupin “Tarabuka Band” dhe DJ Star, kanë ri-sjellë në versionin remiks, hitin e dikurshëm të muzikës popullore “Moj e mira nëpër therra”.

Kënga e titulluar “Moj e mira”, e shoqëruar edhe me videoklip është publikuar premierë në RTV Dukagjini.

https://youtu.be/JxU1v2WYcEM

Mendi për emisionin “Reload” ka thënë se iniciativa për këngën ishte e marrë nga ai, por ideja ishte e produksionit “Flow Music”.

Videoklipi është xhiruar në qytetin e bukur të Prizrenit, dhe është xhiruar në një periudhë të shkurtër.

Grupi “Tarabuka Band” kanë paralajmëruar se pas këtij bashkëpunimi, shumë shpejt do të sjellin edhe një bashkëpunim me këngëtaren e njohur nga Shqipëria. /Telegrafi/

Exit mobile version