Telegrafi

Mendes thotë se Ronaldo është më i miri në histori dhe i bënë tifozët e Juventusit të ëndërrojnë për Felixin

Jorge Mendes ka thënë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në histori të futbollit.

Agjenti i CR7 që e ka nën menaxhim dhe Joao Felixin që luan te Atletico Madridit ka dhënë mendimin e tij për të dy lojtarët.

Mendes deklaroi se 34-vjeçari është i pakrahasueshëm, derisa rrugës së tij mund të shkojë edhe talenti tjetër portugez.

“Cristiano nuk mund të krahasohet me askënd, për mua, ai është specie në vete, i ndryshëm nga të gjithë”, ka thënë agjenti.

“Si një lojtar mbi të 30-tat, ai ka bërë gjëra që tjerët as që mund t’i imagjinojnë. Të rinjtë e marrin si shembull atë”.

“Ai tashmë ka shënuar nëntë gola në këtë sezon në Itali, në një ligë ku është shumë e vështirë të shënosh. Me Juventusin ai dëshiron të fitojë shumë trofe, edhe pak ditë dhe do të jetë 35-vjeçar, por që dëshiron të luajë edhe për shumë vite”.

Jorge Mendes, një nga agjentët më të fuqishëm në botë

“Joao Felix? Ai është talenti më i mirë në botë, i ka të gjitha për t’u bërë kampion. Joao duhet të mësojë shumë nga Ronaldo, mund të shkojë hapave të tij”.

Lexo po ashtu Jorge Mendes: Nëse Cristiano do të luante për Real Madridin, ai do të fitonte Topin e Artë

“Mendojeni se lojtari më i mirë në histori luan në një fushë më lojtarin më të mirë të ri në botë. Nëse Cristiano luan edhe për pesë apo gjashtë vite, atëherë është e mundshme ta shohim Portugalinë si kampione e botës”, ka shtuar më tej ai.

Mendes paralajmëroi se Felix mund të transferohet në një të ardhme të afërt te Zonja e Vjetër. /Telegrafi/