Telegrafi

Mendes nuk i admiron skenat seksuale

Aktorja, e cila kënaq veten në divan gjatë një skene përballë aktorit Joaquin Phoenix në filmin “We Own The Night”, thotë se ajo nuk është admiruese e skenave intime të ekranit të madh.

“Skenat e dashurisë gjithmonë janë të vështira. Ato janë të tmerrshme. Kam arritur vërtet t’i tejkaloj ato. Kur lexova se karakteri im ka një skenë dashurie, me kujdes e diskutova atë me regjisorin: ‘A mund ta heqim këtë? Është e paarsyeshme dhe nuk ka nevojë për këtë’, dhe jam falënderuese që kjo ndodhi”.

“Përpiqem t’i shmang kurdo që mundem. Kam bërë disa gjëra të cilat kanë qenë të nevojshme për filmat ku kam qenë, por kurrë nuk kam bërë skena te rreme seksi pasi mendoj se ata rrallë janë të duhura”, ka thënë Mendes. /Telegrafi/