Site icon Telegrafi

Menaxhmenti i Trepçës largon përkohësisht nga puna një punëtor

Miniera "Trepça"

Ushtruesi i detyrës të kryeshefit ekezkutiv të kompanisë Trepçës, Faton Ahmeti, e ka larguar përkohësisht nga puna një punëtor me iniciale Xh.T.

Menaxhmenti i Trepçës njofton se ai nga puna u largua të premten e javës së kaluar, duke u bazuar në Rregulloren për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.

“Me datën 16.8.2024 z. Xh.T. është larguar përkohësisht nga puna me vendim të U.D. Kryeshefit Ekzekutiv me nr.prot:4531, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nënparagrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nënparagrafi 1.1 i Rregullorës nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version