Telegrafi

Menaxhmenti i ANP-së suspendon nga puna Fatos Halilin

Bazuar në një njoftim zyrtar të ANP-së vendimi për suspendimin e tij nga puna ka ardhur pas Memorandumit Zyrtarë nga ana e Stacionit Policor të Policisë Kufitare, për hapjen e rastit, nën dyshimin e bazuar se F.H   ka kryer vepër penale të Shpërdorimit të Detyrës Zyrtare dhe kontrabandimit të mallrave, vepër të cilën dyshohet se e ka kryer më datën 27 të këtij muaji.

"Suspendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe vlen deri në afatin ligjor që ka të bëjë me formimin e komisionit disiplinor dhe procedurave të mëtutjeshme që do të ndjekin organet e policisë dhe gjyqësorit". /Telegrafi/