Komisioni Hetimor Parlamentar ka vendosur që të ftojë në raportim menaxhmentin aktual dhe kryetarin e mordit të Telekomit për të pasqyruar gjendjen në ndërmarrje.
Kryesuesi i këtij Komisioni, Visar Ymeri, theksoi se menaxhmenti duhet të raportojë këtë javë për gjendjen në Telekom, por jo si dëshmitar.
Ymeri tha se nga java e ardhshme fillohet me intervistimin e dëshmitarëve të cilët janë të kategorizuar lidhur me hetimin për Valën dhe PTK-në.
Anëtarët e Komisionit vlerësuan se në listë të futen dëshmitarët edhe përfaqësuesit politik dhe menaxhmenti, që mund të jenë ish-kryeministra, ish-ministra gjatë periudhës së skandaleve që kanë ndodhur në këtë kompani.
Deputeti Armend Zemaj, tha se problemi në kompanitë publike ka filluar që nga shpallja e pavarësisë, kur ka filluar bartja e përgjegjësive tek vendorët.
“Pra, problemi kyç është politik në degradimin e kompanisë më profitabile në vend. Sepse është mundësuar ndërlidhja e kontratave të dyshimta dhe mbipunësimi”, tha Zemaj. /KP/Telegrafi/