Site icon Telegrafi

Menaxhimi joprofesional e dëmton futbollin kosovar

Shembulli më i mirë është Ferizaj, një skuadër nënkampione dhe finaliste e kupës e që sot është në një situate “mjegulle”, që nuk e dinë as kush do të mbetët as kush do të largohet. Kështu ndodhi edhe me Trepçën kur u shpall kampion, e sot nuk e ka të sigurt mbijetesën. Kështu ishte edhe Hajvalinë, e cila përveç investimeve me lojtarë vendor, morri lojtar edhe nga jashtë, ndërsa sot e ka sjellë punën që lojtarët e vet të kërkojnë largimin nga skuadra.

Sipas dy trajnerëve kosovarë, Rafet Prekazi e Gani Sejdiu, mungesa e së dituri për të menaxhuar me klube i sjellë këto situata qesharake. Për Prekazit, klubet kosovare po kalojnë nëpër situata të tilla është mos funksionimi i ligjit për sport, por më kryesorja është fakti se klubet po menaxhohen nga njerëz, të cilët nuk e njohin këtë lëmi. Këta njerëz pastaj i marrin gjërat me eufori, e në fakt duhet në futboll gjërat merren me sportivitet.

“Kjo është kur klubi udhëhiqet nga njerëz jo profesionist. Ata e marrin me eufori situatën dhe pas një kohë dorëzohen. Sikur klubet t’iu lihen në dorë ish-sportistëve, futbolli kosovar do të ishte ndryshe i organizuar”, tha Prekazi, duke marr shembull klubet e huaja.

“Vardari i Shkupit është një klub i madh, por që ishte në dorë të jo profesionistëve dhe sot nuk ka asgjë nga ai. “Crvena Zvezda e Beogradit ka 50 milion euro borxhe, derisa klubi u dashtë ta rikthej Xhaiqin për ta normalizuar situatën. Sot Bayerni është superfuqi, derisa e gjithë skuadra është në duar të ish futbollistëve. Pra edhe këtu kjo punë duhet t’iu lihet futbollistëve për të mos pasur telashe dhe nëse dëshirohet prosperiteti”, tha Prekazi.

Skuadra e Trepçës, dikur kampione e Kosovës, sot është në një situatë që lufton për mbijetesë. Sipas ish-trajnerit të kësaj skuadre që edhe e bëri kampion, Gani Sejdiu, klubet kosovare duhet të ndërrojnë strategji, të punojnë në plane afatgjate. “Ne gjithmonë flasim se punojmë sikur në Evropë, e në fakt gjërat janë ndryshe. Klubet në Evropë edhe pse nuk e kanë pronarin sportist, ai u klubin ua lë në dorë ish-sportistëve. Pra problem pse klubet tona nuk kanë qëndrueshmëri është ky që drejtohen nga jo sportistët. Ky ndoshta është defekti më i madh i futbollit kosovar”, tha Sejdiu, duke shtuar se marrja me eufori e gjërave dhe jo me sportivitet ndikon në këtë situatë ku jemi.

“Përveç kësaj problem është edhe ligji për sponzorim që do të ishte një ndihmesë e madhe. Mirëpo, në këtë mes rol duhet të luaj edhe FFK-ja. Për shembull në Maqedoni ose vendet tjera evropiane, klubet nuk mund t’ia nisin kampionatin nëse në to ka ankesa nga futbollistët ose trajnerët që i kanë borxh. Klubet duhet të jenë më të organizuara e jo të bëjnë si të duan, të paguajnë kur të duan dhe largojnë lojtarët kur të duan dhe mos të japin asnjë llogari. Këto gjëra ne mund t’i rregullojmë vet pa pasur nevojë të jemi në FIFA ose UEFA”, përfundoi Sejdiu. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version