Telegrafi

Menaxheri i qendrës së votimit në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë mohon të jenë mbyllur dy klasë të votimit

Menaxheri i Qendrës më të madhe të votimit në Komunën e Gjakovës, në shkollën “Yll Morina” për RTV Dukagjini ka mohuar se në këtë shkollë janë mbyllur dy vendvotime.

Ai ka konfirmuar se 19 vendvotimet e parapara për këtë shkollë janë duke punuar.

“Nuk janë të sakta lajmet se 2 vendvotime nuk janë funksionale, mund t’i numërojmë bashkë janë 19 siç janë ne liste. Klasat të cilat janë të mbyllura nuk janë të parapara për vendvotime”, u shpreh ai.

Menaxheri i qendrës konfirmoi se në këtë qendër ka pasur një vonesë prej 15 min në disa vendvotime për shkak te vonesës së materialeve sensitive.

Kjo qendër ka të regjistruat 16,557 qytetarë me të drejtë vote dhe 19 vendvotime. /Telegrafi/