Menaxheri i Paul Walker po hedh në gjyq kompaninë e huasë të aktorit të ndjerë për komisione të papaguara nga ekskluziviteti “Fast and Furious” dhe projekte të tjera.
Të premten, Matt Luber dhe Luber Roklin Entertainment paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë të Qarkut në Los Angeles kundër “Vagrant Inc.”, ndërmarrjes së huasë së aktorit Walker.
Luber pretendon se ai menaxhoi karrierën e Walker për gati dy dekada dhe ‘Vagrant’ vazhdoi të bënte pagesa prej pesë për qind të komisionit për vite të tëra pas vdekjes së aktorit në vitin 2013, por kompania tani po refuzon të paguajë për periudhën nga mesi i vitit 2018 e deri më sot.
“Nuk kishte pasur asnjë problem me marrjen e këtij komisioni derisa ‘Vagrant’ kohët e fundit u fut nën ‘menaxhimin e ri”, dhe ndaloi së bëri pagesa”, shkruan avokati John Fowler në ankesën, e adresuar në gjykatë. “Nuk ka asnjë arsyetim të justifikuar për mungesën e pagesës pas afro dy dekadave të pandërprera”, shkruan tutje avokati.
Luber po hedh në gjyq ‘Vagrant’ për shkelje të kontratës me gojë dhe meritë kuantike, duke thënë se i ka borxh pesë për qind të fitimeve bruto të Walker-it nga puna e marrë ose negociuar gjatë përfaqësimit të tij të aktorit si në mënyrë retroaktive, ashtu edhe për të ecur përpara dhe një llogari të asaj se sa është. /Telegrafi/