Site icon Telegrafi

Menaxheri i Januzajt në aksident të rëndë, vdes partnerja e tij

Ish-futbollisti profesionist, Dirk De Vriese, është përfshirë në një aksident të rëndë komunikacionit.

57-vjeçari, i cili është menaxher i futbollistit shqiptar, Adnan Januzaj, ishte duke u kthyer nga një ndejë në Merkem të Belgjikës dhe në një kthesë është përplasur me një Volvo që vinte nga kahu tjetër.

Në vendin ku shpejtësia ishte e kufizuar në 90 km/h, vetura e tij Porsche 911 Carrera është goditur në anën e pasagjerit dhe me këtë rast e ka humbur jetën partnerja e tij 27-vjeçare, Elien Van Ryckeghem.

Ndryshe, Vriese si futbollist ka veshur fanellat e klubeve, si Cercle Brugge, Lokeren, Anderlecht dhe Gent. /Telegrafi/

Exit mobile version