Site icon Telegrafi

Menaxheri gjerman hapi agjencinë për kafshët albino

Me nxitjen e këngëtares Latoya Jackson, menaxheri gjerman Beser filloi para 15 vitesh të grumbullojë kafshë ekzotike. Sot ai është pronar i pitonit me dy koka i cili vlen rreth 250 mijë euro, breshkës me dy koka, e shumë kafshëve tjera të rralla.

Beser kohë më parë hapi agjencinë për kafshët albino dhe ato me dy koka në Rheinfelden të Zvicrës dhe huazon kafshët e tij për filmaxhinjtë në mbarë botën. “Natyrisht problemi me kafshët me dy koka është se njëra kokë kohë pas kohe dëshiron të shkojë në njërin drejtim, e tjetra në drejtim të kundërt”, tha Beser. Kur ndodh ky konflikt, koka dominuese gjithmonë fiton.

Kafshët me dy koka po ashtu nganjëherë dinë të grinden për ushqim,” thotë Beser. “Pa marrë parasysh se janë albin dhe me dy koka, ende ato janë kafshë të zakonshme të cilat kanë karakteret e veta. I dua të gjitha. Për mua janë si t’i kisha fëmijë”, thotë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version