Menaxheri i njohur i disa prej emrave të estradës, Jetmir Agaj, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Hashtag” të RTV Dukagjinin, ku ka rrëmbyer vëmendjen me një deklaratë të tij.
Ai ka thënë se rëndësia e menaxhimit përmes rrjeteve sociale është shumë e rëndësishme, pasi në këtë formë erdhi deri te komunikimi i tij me djalin e Pablo Escobarit.
Kjo ndodhi kur moderatorja Alba Morina e cila ishte gjithashtu në emision, e pyeti se “çfarë i duhet komunikim me Kolumbi?”.
“Kam edhe videon ekskluzive. Ai është duke e promovuar librin në çdo vend dhe kur ka arritur në Evropë dhe Ballkan, më ka ardhur kontakt direkt prej tij”, ka thënë Agaj përgjatë emisionit.
I njëjti gjithashtu tha ka edhe video që dëshmon shkrimet zyrtare të realizuar me djalin e Escobar, Juan Pablo Escobar Henao. /Telegrafi/