Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është e shumë kërkuar nga fansat për të performuar në qytetet ku ata ndodhen.
Të entuziazmuar në momentin që paralajmërohet një koncert i saj ,fansat presin me padurim ardhjen e këngëtares në qytetin e tyre, mirëpo ka raste madhore kur një gjë e tillë nuk ndodh.
E me të tilla situata, këngëtarja Zeqiri është përballur së fundmi kur një nga koncertet e saj i paraparë të mbahej në Vjenë është anuluar.
Menaxheri i saj përmes disa shkrimeve në InstaStory, ka treguar se cila është arsyeja e vërtetë që disa nga koncertet e saj së fundmi janë anuluar.
“Të dashur ndjekës, pas reagimeve të shumta që kam marrë nga ju rreth anulimit të disa mbrëmjeve muzikore të artistes Dafina Zeqiri, e pash të rrugës me e jep një shpjegim të vogël për ju. Kur kontaktohem nga organizatorët mundohem t’i kushtoj rëndësi secilit detaj në mënyrë që mos të lë hapësirë për ndonjë keqinterpretim dhe në përpikmëri t’i zbatojmë obligimet që kemi ndaj organizatorëve, gjë të cilën e pres edhe nga ana e tyre drejt nesh…”, ka shkruar menaxheri i këngëtares, Pëllumb Çitaku.
Ndërkohë, Dafin ka rishpërndarë në InstaStory postimin e tij, duke u premtuar fansave se do të jetë shumë shpejt pranë fansave aty ku ata dëshirojnë, duke bërë kujdes të shtuar në marrëveshjet me organizatorët e koncerteve.
“Kur ndodhë e kundërta atëherë më duhet të ndërmarr hapa jo fort të dëshiruar nga ana jonë, gjë që rezulton edhe me anulimi të mbrëmjeve muzikore, ashtu siç ka ndodhur në mbrëmjet që i kemi lajmëruar si të anuluara! Mirëpo ju premtoj që shumë shpejt do të takohemi në qytetin afër jush! Deri atëherë, vazhdoni me dëgjua muzikë të mirë!”, thuhet më tej në njoftimin e menaxherit të Dafinës. /Telegrafi/