Telegrafi

Menaxheri i Babastars, Dekorim Sahiti thotë se personat me të cilët kishte kontakt kanë rezultuar negativ me Covid-19

Dekor Sahiti (Foto: Facebook/Dekor Sahiti)

Menaxheri i grupit Babastars, Dekorim Sahiti disa ditë më parë kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka treguar për monotoninë që po përballet gjatë kësaj kohe të vetizolimit dhe se të gjithë personat me të cilët ka pasur kontakt, kanë rezultuar negativ.

“Ditët që ballafaqohesh me virusin dhe je nën monotoninë e vetizolimit (sidomos në ditët me mot të mirë si këto të fundit), e vetmja gjë që të bën të lumtur është që të gjitha rastet e kontaktit tek të cilët ti mund të kesh qenë bartës i virusit po rezultojnë negativ në Covid-19”.

(Foto: Instastory)

“Nuk jam ekspert i kësaj lëmie, por si duket virusit po i humb fuqia. Ballafaqimi me të po është më i lehtë dhe mundësia për të infektuar fatmirësisht është zvogluar. Gjithsesi, nuk po them që ta zvoglojmë kujdesin – përkundrazi”, ka shkruar ai.

Po ashtu në po të njëjtin postim ai ka treguar se edhe në njërin prej lokaleve që ai frekuenton, personeli ka rezultuar negative po ashtu.

(Foto: Facebook)

“Lajmi im i mirë është se deri më sot i gjithë stafi i një lokali, si dhe miqtë me të cilët kam pasur më së shumti kontakt kanë rezultuar negativ”.

Ndërkaq, Dekori shtoi se do të vazhdojë të respektojë masat e mbrojtjes derisa t’i kthehet normalitetit. /Telegrafi/