Telegrafi

Menaxherëve të ndërmarrjeve publike nuk iu zvogëlohen pagat

Po ashtu sipas tyre në moszvogëlimin e pagave të menaxherëve ndikon edhe fakti tjetër se këto ndërmarrje përballen me konkurrencë dhe ju duhen njerëz të kualifikuar në mënyrë që të menaxhohen mirë.

“Do të fuqizohet Ligji mbi Ndërmarrjet Publike dhe do të konstituohet Agjencia Kosovare e Privatizimit, bordet e ndërmarrjeve publike dhe më pas do të diskutohet çështja e pagave. Por jam pak skeptik se do të zvogëlohen”, ka deklaruar për këtë gazetë zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza.

Zvogëlimi i pagave në ndërmarrjet publike është kundërshtuar edhe nga kreu i Organizatës për Demokraci dhe Antikorrupsion, Avni Zogiani.

Sipas tij, ndërmarrjet publike nuk mund të krahasohen me pagat e buxhetit të Kosovës sepse kanë nevojë për stimulimin e profesionistëve. /Telegrafi/