Telegrafi

Menaxherëve të KEK-ut u ulen pagat, shpenzimet mbeten të njëjta

Sipas kësaj gazeta e cila citon ushtruesin e detyrës së drejtorit gjeneral në këtë kompani, Arben Gjukaj, shpenzimet për paga mbeten të njëjta edhe pas këtij nivelizimi.

Blerim Rexha, zëvendësministër i Energjetikës ka deklaruar se nivelizimi i pagave është bërë për të rritur motivimin e punëtorëve në nivele të ulëta dhe për të ulur pagat e larta të menaxherëve të korporatës.

Sipas tij, kjo ka ngjallur pakënaqësi tek disa menaxherë.

Por i pakënaqur ka mbetur edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Energjetikës Izet Mustafa.

“Nuk mund të themi se ka pasur rritje pagash për punëtorët e mihjev, gjenerimit dhe për të tjerët. Ky nivelizim është bërë për të barazuar pagat e punëtorëve që kanë kryer të njëjtën detyrë në departamente të ndryshme. Kjo nuk është rritje”, ka deklaruar Mustafa.

Sipas tij, nivelizimet e pagave duhet të vazhdojnë edhe më tutje.

Rritja më e madhe e pagave të punëtorët në këtë kompani sipas informacioneve është 50 euro.