“Jemi në kontakt me disa Agjenci të Transferimeve të Futbollistëve. Bisedimet po shkojnë mirë dhe shpresoj shumë që të dielën në ‘Riza Lushta’ do t’i kemi të pranishëm disa menaxherë të huaj, të cilët do t’i vëzhgojnë disa prej lojtarëve tanë”, deklaroi Duraku për gazetën Arena.
Tekniku mitrovicas tregon edhe futbollistët që pritet të monitorohen nga menaxherët.
“Kryesisht Blerand Kurtishaj, Drilon Musaj e Rron Broja janë lojtarët që do të vëzhgohen, por gjithsesi ata do t’i përcjellin me kujdes të gjithë futbollistët. Kemi shumë lojtarë të rinj dhe kualitativ, ndaj ata duhet ta tregojnë veten”, shtoi Duraku, i cili ka arritur rezultate fantastike në tetë ndeshjet e fundit, ku ka realizuar shtatë fitore dhe ka pësuar një humbje. /Arena/Telegrafi/