Mesfushori i Përfaqësueses së Shqipërisë, Ledian Memushaj, ka firmosur kontratë të re me Pescaran, që do ta mbajë të lidhur për klubin deri në verën e vitit 2020, raporton faqja zyrtare e klubit të premten.
Memushaj 29-vjeçar te Pescara ishte transferuar verën e kaluar nga Lecce për 200 mijë euro.
Ai ndihmoi Pescaran drejt ngjitjes në Serie A të Italisë. Kontrata e vjetër e tij skadonte në verën e vitit 2019.
Memushaj edicionin e kaluar shënoi 11 gola dhe asistoi pesë të tjerë në 30 ndeshje të luajtura në Serie B. Ai ishte pjesë e Shqipërisë në Evropianin “Francë 2016”.