Pescara – Memushaj është një histori e së shkuarës, pasi e ardhmja e vlonjatit për sezonin e ri futbollistik është Benevento, që këtë verë huazoi nga Atalanta Berat Gjimshitin, ndërkohë që u lakuan te kjo skuadër edhe Arlind Ajeti dhe Rey Manaj.
Marrëveshja është bërë e ditur prej ditësh në mediat italiane, me Beneventon që e huazon mesfushorin me të detyrim blerjeje për 700 mijë euro.
Në Itali ky operacion merkatoje konsiderohet i mbyllur dhe mbetet vetëm zyrtarizimi.
Memushaj donte shumë ta vazhdonte karrierën në Serinë A dhe tashmë ndahen nga delfinët, që për kartonin e lojtarit të Kombëtares patën paguar 200 mijë euro te Lecce.