Site icon Telegrafi

Memushaj gjakoset në kokë pas përplasjes me Aquilanin, mjekët e shpëtojnë (Foto/Video)

Ledian Memushaj ka pësuar një lëndim në kokë në ndeshjen ndaj Milanit.

Mesfushori i kombëtares shqiptare është lënduar në minutën e 54-të të takimit ndaj Milanit në San Siro.

Memushaj ka pësuar lëndim në kokë, ku pati edhe një gjakderdhje, e cila u ndal vetëm pas intervenimit të mjekut.

Memushaj duke luajtur me fashë në kokë pas lëndimit

Lëndimi erdhi pas përplasjes kokë me kokë me bashkëlojtarin e tij, Alberto Aquilani.

Pas këtij lëndimi, Memushaj ende po vazhdon të luaj, ndërsa Aquilani u zëvendësua nga Brian Cristante. /Telegrafi/

Exit mobile version