Telegrafi

Memushaj afër transferimit tek Benevento

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj pritet të bëhet me skuadër të re.

Ledian Memushaj me shumë gjasa do të mbetet në Serinë A, por sigurisht do të jetë Peskara që do të vendosë për fatet e tij, pasi mesfushori vlonjat është nën kontratë.

Benevento është skuadra që po ngulmon më së shumti për të dhe java e ardhshme do të jetë shumë e rëndësishme për bashkëpunimin mes tyre.

Mësohet se është lënë një takim që do të vendosë gjithçka.

Ndërkohë që Benevento po punon për të bërë edhe zyrtarizimin e marrëveshjes me Atalantën për Berat Gjimshitin, i cili iu ka bashkuar skuadrës në stërvitje. /Telegrafi/