Memphis Depay ka folur për herë të parë si lojtar i Barcelonës, pas prezantimit të tij në Camp Nou të martën në mbrëmje.
Holandezi ka hedhur nënshkrimin në kontratën që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2023.
“Është një nder të jem këtu. është një ëndërr e realizuar që kur isha djalë i vogël”.
“Kanë qenë negociata të gjata, por vullneti ka qenë gjithmonë për të luajtur këtu. Faleminderit presidentit dhe gjithë bordit që e bën të mundur”, ka thënë fillimisht Depay.
❝You just don't say no to Barcelona in my eyes.❞
— @Memphis pic.twitter.com/Hh0RdkJTcF
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 22, 2021
Ai gjithashtu i dha merita Ronald Koeman për rolin që ai ka luajtur në zhvillimin e tij në vitet e fundit.
“Unë gjithashtu dua të falënderoj trajnerin. [Koeman] më bëri që të luaj si qendër sulmues. Ai më bëri të ndihem shumë rehat dhe duhet ta falënderoj për të gjitha ato”.
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 22, 2021
“Unë do të kisha ardhur edhe sikur ai të mos ishte këtu sepse nuk mund t’i thuash jo Barcelonës. Unë do të kisha, por është gjithashtu e sigurt që ai ka pasur një ndikim të madh”, nënvizoi holandezi.
Ai vazhdoi të lavdërojë Lionel Messin dhe deklaroi se sa mezi priste të luajë përkrah tij.
“Është një ëndërr [të luash me Messin]. Ai është një legjendë dhe nuk kam nevojë të them shumë gjëra tjera. Është lojtari më i mirë në botë”.
💭 What a day … pic.twitter.com/qYfMXO24sm
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 22, 2021
“A e patë atë që bëri në Copa America? Unë me të vërtetë mezi po pres të luaj me Leo [Messin] dhe cilësitë e tij janë të qarta. Unë jam një tifoz i madh i tij”, ka përfunduar Depay. /Telegrafi/