Telegrafi

Memphis Depay tregon zhgënjimin e tij me Frenkie de Jong

Sulmuesi i Atletico Madrid, Memphis Depay, ka zbuluar zhgënjimin e tij me shokun e skuadrës Frenkie de Jong, i cili do t’i mungojë Holandës në ndeshjet ndaj Francës dhe Maltës.

Pas El Clasicos, u zbulua se kishte një tendosje të vogël të muskujve dhe nuk do të udhëtonte me Holandën gjatë pushimit ndërkombëtar.

Megjithatë, duke folur për Cadena NOS, Depay nuk ishte i impresionuar me faktin se De Jong nuk është me skuadrën holandeze.

“Është shqetësuese që Frenkie de Jong nuk është këtu. Për mua, për trajnerin, për të gjithë skuadrën dhe për vendin. Ai është një nga lojtarët tanë kyç”.

“E telefonova, nuk është një dëmtim i madh dhe ai do të shërohet shpejt. Jam afër Frenkie dhe jam i zhgënjyer”, ka thënë Depay, i cili ndau zhveshtoren me të te Barcelona deri në janar.

Holanda është rikthyer sërish nën tutelën e Ronald Koeman, i cili i menaxhoi të dy në Camp Nou.

De Jong do të jetë i gatshëm për rikthimin me Barcelonën në fushë kundër Elche më 1 prill. /Telegrafi/