Telegrafi

‘Memorie’, emisioni më i ri në RTK, sjell rrëfime emocionuese të veteranëve të arsimit

Të shkruash dhe të flasësh për biografinë e mësuesve të cilët japin maksimumin dhe çdo gjë nga vetja, nuk mjaftojnë as letrat as orë të tëra

Megjithatë në gjithë globin ka rrjetë të mësuesve të pensionuar. Ata në moshën e tyre dhanë kontribut të çmuar të cilët ndanë dijen e tyre brez pas brezi.

Edhe Kosova ka një përqindje të konsiderueshme të mësuesve që janë në pension apo janë afër pensionimit, duke marrë me vete përvojën e shumtë që e kanë arritur gjatë punës së tyre.

‘Memorie’, është emisioni më i ri arsimor në televizionin publik me Teuta Perlaska-Quni, emision i cili do të sjellë rrëfime të ndryshme të mësimdhënësve të pensionuar.

‘Memorie’, do të jetë adresa e tyre ku do të rrëfehen për jetën dhe punën e tyre të palodhshme me vite të tëra.

Një herë në muaj, rrëfimi i mësuesit të pensionuar, do të jetë në shtëpitë e juaja.

Me shkas, ky emision u transmetua për herë të parë më 7 mars, pikërisht në ditën e mësuesit, me mësuesen shumë të njohur tashmë 80 vjeçare, Ajtene Pllana.

Mësuesja Pllana punoi që nga viti 1960 si mësimdhënëse në shkollën ‘Elena Gjika’.

Ju ftojmë që të jeni pjesë e këtij emisioni:

/lajm24.net/telegrafi/