Pasi u bë e famshme në filmin “Grease”, Newton-John (26 shtator 1948 – 8 gusht 2022) – që vdiq në moshën 73-vjeçare – u bë mbretëreshë e kolonave zanore, ndërsa rolet e saj në hitet e çuditshme si “Xanadu” dhe “A Mom for Christmas”, bënë që publiku të mos pushojë kurrë së dashuri atë. Pjesë të shkrimit të kritikut të filmit Peter Bradshaw, të publikuar në ditoren “The Guardian”, Telegrafi sjell si më poshtë.
Olivia Newton-John ishte yll australian i këngëve, që përjetoi famë serioze në Hollivud me rolin e saj kryesor në muzikalin “Grease” (Brilantin) të vitit 1978, duke luajtur përballë liderit më të zjarrtë të kohës, John Travolta. Pak vjet më parë, ajo përbuzshëm doli si e katërta gjatë përfaqësimit të Mbretërisë së Bashkuar në “Eurovision” (ka lindur në Angli), duke humbur nga kënga “Waterloo” e grupit Abba. Por, “Grease” e futi në listën e famshme A.
Në moshën 29 dhe 24-vjeçare, Newton-John dhe Travolta luanin rolet e nxënësve të shkollës së mesme, Sandy dhe Danny, në vitet 1950 të imagjinuara nga optimizmi – por, askush në atë kohë nuk e vuri në dyshim pabarazinë e moshës, dhe Newton-John ishte ndoshta shembulli i fundit i Hollivudit i të miturës të maturuar në një rol kryesor. Në “Grease” është virgjëresha e ëmbël dhe e pastër e dashuruar me djaloshin e lezetshëm me xhaketë lëkure – deri në pikën e fundit, kur e përqafon dellin e brendshëm të motoçiklistes, për ta futur zemrën e tij në grackë. Sandy u desh të rishkruhej nga versioni skenik, për ta shpjeguar theksin e saj australian: në ditët e sotme, yjet australianë, si Margot Robbie dhe vëllezërit Hemsworth, bëjnë thekse amerikane që nuk dallojnë nga ato realet.
“Grease” ishte i çiltër sa vetë Newton-Johni dhe mirësia magjepsëse e të gjithë të përfshirëve (madje edhe Danny nga Travolta dhe i egri Rizzo nga Stockard Channing) filmin shpejtë e shndërruan në hit. Performanca e mrekullueshme e pandërgjegjshme e Newton-Johnit si një Sandy tërësisht e dëlirë, i dha asaj statusin e yllit të filmit të cilin kurrë nuk e humbi plotësisht, edhe pse kurrë nuk e fitoi plotësisht. Do të ishte e padrejtë që Newton-Johni të cilësohet si ekuivalenti kinematografik i një mrekullie me një të rënë. Por, pas filmit “Grease” kishte një numër të kufizuar kontributesh në filma dhe drama televizive, dhe filmat e saj përfituan më shumë nga shitjet e albumeve të kolonave zanore.
Romanca e fantazisë “Xanadu” (1980) – me regji nga Robert Greenwald, që prej kohësh njihet për dokumentarë politikë – ishte goxha e pazakontë, një përzierje epike e diskos, glamurit të epokës së artë të Hollivudit dhe disa skenave të çuditshme të hapësirës të realitetit virtual. Newton-John luajti përballë Gene Kellyt në rolin e tij të fundit në film, dhe ka një rutinë simpatike të këngëve dhe valleve me të. Ajo e luan gruan e bukur dhe misterioze të quajtur Kira, që rezulton të jetë muza e pavdekshme greke Terpsihora – një nga nëntë muzat e Olimpit. Kira dikur ishte muza e një ish-lideri të një grupi të madh muzikor (Kelly) dhe bëhet e njëjta figurë frymëzuese – por, e pakapshme për një artist të ri të mundshëm të luajtur nga Michael Beck. “Xanadu” është tërësisht i lajthitur, por zbavitës. Skena hapëse e vallëzimit, të udhëhequr vetë Kelly, është surreale dhe spektakolare. Albumi i kolonës zanore ishte hit global.
Filmi i radhës i Newton-Johnit, “Two of a Kind” (1983), me skenar dhe regji nga veterani i televizionit, John Herzfeld – dhe përsëri me Travoltan – nuk e ringjalli magjinë e vjetër të filmit “Grease” dhe, fatkeqësisht, meritonte disa prej vlerësimeve përçmuese. Travolta e luan shpikësin që u ka borxh banditëve, kështu që i dëshpëruar grabit një bankë. Newton-John, në një rol të papërshtatshëm si arkëtare cinike në bankë, dorëzon çantën e parave që kërkon, por tinëz i ndërron tufat e parave me fletët e depozitave. Ajo largohet me paratë për të cilat ai fajësohet se i vodhi – kështu që ai shkon pas saj. Assesi nuk është premisë e keqe për një triler komedi, por elementi i fantazisë është i mërzitshëm. Katër engjëj e monitorojnë përparimin e këtyre dy njerëzve të paskrupullt dhe është një kthesë e kotë e Oliver Reedit si djall. Përsëri, albumi i kolonës zanore ishte në maja.
Pas kësaj, rolet e Newton-Johni janë një përzierje interesante dhe eklektike: pati një rol mbështetës në dramën për AIDS-in, “It’s My Party” (1996), luajti nënën e hokeistit në “Score: A Hockey Musical” (2010) dhe pati një rol të mirë kalimtar në “Sharknado 5: Global Swarming” (2017). Ajo gjithashtu dha kontribut në dokudramën e vitit 2010, “1 a Minute”, që flet për kancerin e gjirit.
Por, Olivia Newton-John bëri atë që të obsesionuarit e kultit duan në një rrëfim për Krishtlindje, me rolin e saj kryesor në filmin televiziv të vitit 1990 – goxha sentimental dhe mirë të gjykuar, “A Mom for Christmas”. Një vajzë e vetmuar, e pakënaqur, nëna e së cilës vdiq kur ishte e vogël, rri e trishtuar nëpër një dyqan të madh gjatë festës së Krishtlindjeve dhe dëshiron që një manekine e bukur të gjallërohet dhe të jetë nëna e saj. Ajo sigurisht se është Newton-John, që shkon në shtëpi me të – por, kjo mund të jetë vetëm gjatë Krishtlindjes. Mund ta paramendoj se ky film do të bëhet sërish.
Puna më e mirë e mëvonshme e Newton-Johnit, që tregoi se kishte aftësi aktrimi që shkojnë tok me muzikën, ishte roli i këngëtares lezbike të muzikës kantri, Bitsy Mae Harling, në komedinë e zezë nga Del Shores, “Sordid Lives” (2000), si dhe seriali pasues televiziv që nxjerrë batuta të hidhura në një bar të pistë (“Kush mund të thotë se kush është mëkatar dhe kush është shenjtor? / Kush mund të thotë kë mund ta duash e kë jo?”). Olivia Newton-John, në zemrat e publikut deri në fund e ruajti praninë e saj. /Telegrafi/