Telegrafi

Memoria fotografike

Pavarësisht që disa nga ne mund të mos kujtojmë shumë nga pamjet e shkurtra, s’ka vend për shqetësim, edhe për këtë ka një “ilaç. Ndjekeni teknikën në vazhdim.

Udhëzime

Gjërat që ju duhen:
* Një dhomë.
* Një llambë e ndritshme.
* Një letre me një vrimë në formë drejtkëndëshe e madhësisë së paragrafit të cilin do të provoni ta “fotografoni”.

1. Ky sistem do të marr një muaj për ta zhvilluar. Ju duhen nga 15 minuta në ditë për ta realizuar trajnimin. Gjatë muajit të parë do të ju duhen 5 minuta kohë për rregullimin e leximit ditorë.

2. Gjeni një dhomë të errët në shtëpinë tuaj, mos i llogaritni këtu 15 min, ata duhet të jenë punë efektive gjatë ushtrimit. Sugjerim është edhe banjo të përdoret si dhomë e përshtatshme për këtë ushtrim. Dhoma duhet të ketë një llambë të ndritshme.

3. Uluni pran dritës, në mënyrë që ta kaloni dritën mbi librin tuaj, mbi të cilin keni vendosur letrën të cilës i keni pas bërë vrimën sa madhësia e paragrafit që do të “fotografoni” .

4. Pasi ta keni mbuluar fletën, nga ku mund të shihet vetëm paragrafi që kemi zgjedhur, atëherë hapni dhe mbyllni sytë për të rregulluar distancën e shikimit dhe zgjidhni distancën e përshtatshme.

5. Ndaleni llambën. Ju do të shihni një muzgë si sytë tuaj por në errësirë. Ndizeni dritën përsëri dhe vazhdoni njëjtë me ndarjen e radhës.

6. Dhe, kështu me radhë përsëritni ndarjet, duke fikur dhe ndezur dritën dhe mund të shihni se do të keni gjurmë vizuale në sytë e juaj.

7. Përsëritni këtë proces gjatë 15 minutave dhe ne fund ju mund ta dini secilën fjalë që keni përzgjedhur nën letrën të cilën e keni lexuar përmes vrimës së bërë, informatë të cilën e keni ngulitur në trurin tuaj.

Dhe kështu pas një muaji ju do të keni një memorie fotografike jashtëzakonisht të mirë, gjë e cila do t’u ndihmojë vërtet shumë për të gjitha gjërat e punës dhe të jetës. Ju do të jeni më koshient për gjerat që ju rrethojnë sepse do të keni memorie fotografike më të zhvilluar tashmë. /Telegrafi/