Site icon Telegrafi

Memorandum bashkëpunimi për turizëm në Maqedoni

Shoqata për hotelieri dhe turizën pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë kërkon thjeshtëzim të dokumenteve për subvencione, vlerësim të përpiktë dhe kompenzim në kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shoqata konsideron se në aktivitete panairesh jashtë vendit, Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmir (APMT), duhet që përveç prezantimit të shtetit, të organizojë edhe prezantime të drejtpërdrejta të operatorëve turistik vendas.

Shoqata ka inicuat nënshkrimin e një memorandum bashkëpunimi me APMT-në, përmes së cilit do të përcaktohen kushtet dhe aktivitetet për mbështetje për të rritur ndikimin devizor dhe pjesëmarrjen më të madhe të turizmit dhe hotelierisë në ekonominë e vendit.

Statistikat tregojnë se për vitin 2016 ka një rritje prej 5% në turizëm, ndërkaq 70% e turistëve qëndrojnë në Maqedoni, më së paku një natë./Telegrafi/

Exit mobile version