Telegrafi

Memorandumi për jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar

Ideatori i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj dhe ideatori i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu kanë njoftuar se më 16 korrik në Prishtinë, do të nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Listës për Shqipëri Natyrale dhe Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Lista për Shqipëri Natyrale dhe Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar thote se, si synim kryesor kanë bashkimin e shqiptarëve në një shtet kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar, dhe kjo marrëveshje mes dy lëvizjeve kombëtare është në shërbim të synimit të përbashkët, të krijimit të strategjisë kombëtare, raporton agjencia e lajmeve INA.

“Është koha që përfundimisht politikën shqiptare ta komandojnë interesat kombëtare. Shqipëria e Bashkuar qendron mbi të gjitha, dhe ne të cilët e kemi këtë qëllim jemi vetëm shërbëtor të jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftim.