Site icon Telegrafi

Memorandumi MFSK – MPB

Në mes bashkëpunimit dhe shpifjeve gazetareske

Memorandumi i Mirëkuptimit në mes Ministrisë së Forcës së Sigurisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme zgjoi kërshërinë e opinionit e sidomos të individëve të caktuar, reagimet e të cilëve të lenë përshtypjen e analfabetizmit, painformimit e që përfundimisht të vënë në dyshime të reagimeve të paguar për të krijuar një imazh jo të mirë ndaj këtyre institucioneve.

Nëse e lexojmë me vëmendje përmbajtjen e Memorandumit, atëherë do të ballafaqohemi me një koncept krejtësisht tjetër nga ajo që po na servohet nga disa autor e gazeta tashmë të njohura për nga qëndrimi i tyre.

Memorandumi i Mirëkuptimit, në aspektin ligjor, nuk është obligativ. Memorandumi është një dokument i nënshkruar ku palët janë dakorduar që të mbështesin njëra tjetrën në rast nevoje dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Pra, bashkëpunimi i këtyre dy institucioneve në asnjë mënyrë nuk do të bie në kundërshtim me ligjet në fuqi. Po ashtu, asnjë nga pikët e këtij Memorandumi nuk ka karakter obligativ dhe nuk ka karakter të marrjes së kompetencave.

Memorandumi nuk i jep të drejtë dhe nuk lejon që FSK-së të jap një imazh si në të kaluarën dhe si në Lindjen e Mesme. Vetëm injorantët vinë në konkludime të tilla dhe shpifin opinionin për militarizim të PK-së apo marrjen e kompetencave policore nga FSK-ja. Memorandumi, për ata që dinë të lexojnë dhe perceptojnë drejtë, shkruan dhe sqaron shkurt dhe shqip, ndihmën dhe mbështetjen që i ofrojnë këto dy ministri njëra tjetrës dhe, në asnjë mënyrë marrjen e kompetencave.

E ndihma dhe mbështetja ka ndodhur edhe në të kaluarën, do të ndodh edhe në të ardhmen, por mënyra se si ofrohen këto mbështetje tani e tutje janë rregulluar me Memorandumin e nënshkruar me 23 Dhjetor 2011. Të painformuarit le të informohen tani, se FSK-ja ka ndihmuar në shumë raste Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe vërtetë është injorancë e llojit të veçantë, analfabetizëm mesjetar te atyre që e kuptojnë MPB-në vetëm si Polici e Kosovës.

Ta marrim shembullin, FSK-ja ishte shumë aktive në “Kërkimin e Personave”, sidomos rastin e kërkimit të vogëlushes së humbur nga Kukësi. Dhe këtu nuk kemi të bëjmë me ndjekje të personave, kriminelëve, ashtu siç pretendon ta shpif ndonjë gazetar.

Shembulli tjetër që FSK-ja ka mbështetur në vazhdimësi MPB-në është kur Agjensioni për Menaxhimin e Emergjencave kishte nevojë për asistimin dhe ndihmën në shuarjen e zjarreve. Po ashtu, FSK-ja ka mbështetur në vazhdimësi MPB-në në gjetjen e personave të mbytur, e sidomos atëherë kur kishte nevojë për zhytësit.

Kush më mirë mund të ndihmoj në njehjen e terrenit “rekonicionin” se sa FSK-ja, e cila ka trajnuar dhe nxjerr kuadro në njohjen e terrenit. Dhe po ashtu, “informimi dhe komunikimi” nuk është Agjensioni i Kosovës për Inteligjencë , siç po pretendojnë disa shkrues, të vetëquajtur analistë e njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare. Cilat janë argumentet e kundërligjshme që të mbështetemi për të ndaluar informimin dhe komunikimin reciprok të institucioneve tona?!

Pra, FSK nuk merr kompetenca policore, edhe atëherë kur do të asistoj Policinë e Kosovës në trafik, sepse Memorandumi e sqaron shumë mirë , se në këtë rast kemi të bëjmë me veturat e FSK-së dhe mjeteve tjera (ushtarake-sipas kontekstit të fjalisë dhe Memorandumit në përgjithësi).

Andaj, bashkëpunimi është i domosdoshëm. Ai ka ndodhur në të kaluarën do të ndodhë edhe në të ardhmen, por në këtë rast nuk nevojitet ndërhyrja e palës së tretë, pala e tretë , siç e sqaron Memorandumi vetëm do të jetë e informuar për natyrën, kohën dhe vendin e bashkëpunimit.

Jo të gjithë janë për të shkruar, e sidomos ata të cilët nuk janë mirë të informuar. Shpifjet e tilla dëmtojnë shoqërinë dhe perspektivën e saj, e shpifësit duhet të përballen me drejtësinë, edhe atëherë kur këtë e bëjnë pa vetëdije.

Exit mobile version