Stabiliteti financiar është një prioritet i përbashkët, por edhe një detyrim i rregullatorëve financiarë. Në të kaluarën, është konfirmuar se bashkëpunimi i avancuar midis rregullatorëve dhe formatit i ri i Komitetit të Stabilitetit Financiar, i cili përfshin të gjithë rregullatorët financiarë, kontribuojnë në arritjen me sukses të qëllimit të përbashkët – stabilitetit financiar. E gjithë kjo na detyron për avancim të bashkëpunimin e ndërsjellë, në drejtim të forcimit të mëtejshëm të sistemit financiar si shtyllë kryesore e ekonomisë.
Këto janë një pjesë e porosive nga takimi i guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe kryetares së Komisionit të Letrave me Vlerë (KLV), Nora Aliti, në të cilin u lidh memorandumi i ri bashkëpunimit ndërmjet të dy institucioneve. Memorandumi zgjeron ndjeshëm fushën e deritanishme të bashkëpunimit dhe vë në funksion më shumë segmente të bashkëpunimit midis dy institucioneve, për të cilat është vlerësuar se nevojitet një investim i përbashkët.
Ndër të tjera, memorandumi parashikon që KLV-ja të dorëzojë një grup të dhënash deri te Banka Popullore, të cilat do të përdoren në analizat dhe vlerësimet për stabilitetin financiar, dhe gjithashtu janë paraparë të dhënat që Banka Popullore do t’i ndajë me KLV-në, në drejtim të arritjes së qëllimeve dhe detyrave ligjore. Kjo tejkalon dukshëm të dhënat e shkëmbyera më parë nga të dy institucionet, gjë që i vendos të dhënat edhe më shumë në funksion të ndërtimit të politikave dhe marrjes së vendimeve të përshtatshme, jo vetëm për të ruajtur stabilitetin, por edhe për modernizimin e vazhdueshëm të sektorit financiar.