Telegrafi

Memorandum për investimet e huaja

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, tha se barrierat për investitorët e huaj janë fillimi i biznesit, marrja e lejeve, tregtia, mbrojtja dhe zbatimi i kontratave.

“Për t’i përmirësuar këto fusha nga Banka Botërore do të vijnë një grup i ekspertëve në fund të muajit shtator”, tha Zharku për Telegraf.

Pas analizave të ekspertëve, MTI-aj do të del me një memorandum mbi reformat për investime të huaja. Pas këtyre përmirësimeve, sipas ministrit Zharku, raportet për investimet e huaj do të jenë dukshëm më të mira. /Telegrafi/