Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediale e Maqedonisë dhe Agjencia për rrjete dhe shërbime komunikuese të Sllovenisë do ta përforcojnë bashkëpunimin dhe do të ndërmarrin aktivitete për interes të përbashkët.
Përfaqësues të dy trupave rregullatorë sot në Lubjanë nënshkruan Memorandum bashkëpunimi.
ASHAAM kumtoi se me memorandumin parashikohet shkëmbim i informacioneve për zhvillim të politikave dhe strategjive në rregullimin e shërbimeve elektronike mediale, implementim i rregullativave nacionale juridike, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e tyre. Planifikohet edhe ndërmarrje atje ku është përkatëse aktivitete të përbashkëta dhe qëndrime para organizatave evropiane dhe të tjera ndërkombëtare nga fusha e shërbimeve elektronike mediale.
Në takim janë ndarë edhe përvoja për më shumë çështje me theks në aktivitetet paraprake dhe të ardhshme në fushën e edukimit mediatik, procesi i dhënies së lejeve për radiodifuziesit dhe monitorimi i përmbajtjeve mediatike.