Telegrafi

Memorandum për bashkëpunim midis Qendrës së Shkupit për punësim dhe organizatave civile

Businesswomen on White

Qendra për punësim e Bashkisë së Shkupit sot do të nënshkruaj Memorandum për bashkëpunim me 11 shoqata të sektorit civil, në drejtim të përforcimit ekonomik të gruas, nxitjen e lidershipit të gruas dhe sipërmarrësisë si dhe përfshirjen e rritur në tregun e punës, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi kryesor është mbështetja e Planit operativ për vitin 2017 dhe përfshirja e rritur e grave në shfrytëzimin e programeve aktive, masave dhe shërbimeve për punësim.

Memorandumin do ta nënshkruajnë drejtuesja e Qendrës për punësim e Bashkisë së Shkupit, Sllobodanka Aleksovska dhe përfaqësues të 11-të shoqatave qytetare. /Telegrafi/