Telegrafi

Memorandum kundër korrupsionit

Qëllimi i këtij memorandumi është që të shtohet bashkëpunimi dhe koordinimi në lidhje me shkëmbimin e informative lidhur me zbatimin dhe hetimin e korrupsionit, si dhe zbulimin dhe parandalimin e pastrimit të parave në Kosovë.

Ky memorandum i cili bashkon kapacitetet e dy mekanizmave është përpjekje shtesë e AKK-së dhe QIF-së në mënyrë që të luftohen dhe parandalohen mundësit e veprimeve korruptive sikundër edhe pastrimit të parave.

Ndryshe QIF pranon, analizon dhe shpërndan informata të ndjeshme financiare lidhur me veprat penale të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, dhe veprave të ngjashme penale. /Telegrafi/