Drejtoria e Doganave të Maqedonisë (DDM) ka nënshrkaur një memorandum bashkëpunimi me Agjencinë për ilaçe dhe mjete medicinale (ALMM), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë memorandum, shpeshtohet bashkëpunimi i ndërsjellë në sferën e ligjislacionit doganor dhe legjislacionit që e rregullon kontrollin e ilaçeve dhe mjeteve tjera mjekësore.
Qëllimi i bashkëpunimit është mundësia e një mbrojtje të lartë të popullsisë në aspektin e cilësisë së ilaçeve, mjeteve medicinale, prodhimeve kufitare dhe preparatet që përmbajnë droga dehëse dhe substanca psikotrope, si edhe lehtësime tjera./Telegrafi/