Site icon Telegrafi

Memorandum bashkëpunimi në mes federatave të fermerëve të Maqedonisë dhe Moldavisë

Memorandum për partneritet dhe bashkëpunim në mes Fedaratës së Fermerëve të Republikës së Maqedonisë dhe Federatës Kombëtare të Fermerëve të Moldavisë, sot në Komunën e Kinjishevit, kanë nënshkruar kryetarët e dy federatave Nikolla Stamenov dhe Valeriu Kosarciuk, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimet e këtij memorandumi janë rritja e mirëqenies së popullsisë rurale dhe zhvillimi i bujqësisë në kontekst të pajtueshmërisë së ligjëvënies, përmirësimi i bashkëpunimit dhe transferimet e praktikave në mes fermerëve të Maqedonisë dhe Moldavisë.

Organizatat me këtë memorandum u pajtuan të hyjnë në partneritet me qëllim të përmirësohet gjendja ekonomike e prodhimeve bujqësore të vogla dhe mesatare të Maqedonisë dhe Moldavisë përmes kapacitetit menaxherial dhe marketingut./Telegrafi/

Exit mobile version