Telegrafi

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet UEJL-së dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Në Universitetin e Evropës Juglindore u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe këtij Universiteti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga MASH-i, UEJL-ja dhe MASH-i gjetën hapësirë të interesit të përbashkët si edhe vullnet për bashkëpunim të mëtutjeshëm në studimet pasdiplomike.

MASH-i edhe njëherë konfirmon gatishmërinë për të mëbshtetur me bursa studentët e dalluar për studime evropiane në bashkëpunimin me Universitetin e Lubjanës. Me këtë rast, ministri Pishtar Lutfiu theksoi se Maqedonia dhe rajoni synojnë të jenë pjesë e BE-së. Në nënshkrimin e memorandumit mori pjesë edhe ministri për Arsim, Shkencë dhe Teknologji në Kosovë, Arsim Bajrami./Telegrafi/