Telegrafi

Memlit nuk i hiqet malli për të kënduar në koncerte, ndërsa pëlqen versionin e ri të “Simpatia” (Video)

Reperi i dikurshëm tash politikan, Memli Krasniqi, ka qenë pjesë e intervistës 60 sekondëshe në Prive, në të cilën është dashur t’iu përgjigjet edhe disa pyetjeve provokuese.

Një ndër to ishte për numrin e femrave që ka pasur dhe natyrisht se përgjigja ishte diplomatike.

Kënga që i pëlqen aktualisht më së shumti është versioni i ri këngës së tij të dikurshme me Edona Lalloshin, “Simpatia”, e cila tash interpretohet nga Lumi B dhe Dhurata Dora.

Lexo po ashtu Imazh i paparë i Getit duke hedhur vallen me Memli Krasniqin (Foto)

Njëra nga pyetjet ishte nëse e ka marrë malli që të këndojë nëpër koncerte, ndërsa natyrisht se përgjigja ishte pohuese.

“Po, nuk më hiqet ai mall asnjëherë”, ishte përgjigja e Memlit.

Ai nuk e konsideron veten “seksi”, ndërsa politikani më simpatik në PDK për të është Kadri Veseli.

Për të gjitha përgjigjet, ndiqeni videon e mëposhtme. /Telegrafi/