Reperi i dikurshëm tash politikan, Memli Krasniqi, ka qenë pjesë e intervistës 60 sekondëshe në Prive, në të cilën është dashur t’iu përgjigjet edhe disa pyetjeve provokuese.
Një ndër to ishte për numrin e femrave që ka pasur dhe natyrisht se përgjigja ishte diplomatike.
Kënga që i pëlqen aktualisht më së shumti është versioni i ri këngës së tij të dikurshme me Edona Lalloshin, “Simpatia”, e cila tash interpretohet nga Lumi B dhe Dhurata Dora.
Njëra nga pyetjet ishte nëse e ka marrë malli që të këndojë nëpër koncerte, ndërsa natyrisht se përgjigja ishte pohuese.
“Po, nuk më hiqet ai mall asnjëherë”, ishte përgjigja e Memlit.
Ai nuk e konsideron veten “seksi”, ndërsa politikani më simpatik në PDK për të është Kadri Veseli.
Për të gjitha përgjigjet, ndiqeni videon e mëposhtme. /Telegrafi/