Telegrafi

Memli pret lajm pozitiv nga takimi i FIFA-së

Sipas tij, shtimi i numrit të njohjeve për Republikën e Kosovës është shumë pozitiv në këtë drejtim. Krasniqi insiston se institucioni që udhëheq ka kërkuar vazhdimisht që miqësoreve të mos i vihet asnjë lloj kushtëzimi, teksa vitin 2012 e vlerëson si më të suksesshmin për sportin në përgjithësi.

“Unë absolutisht me bindje të plotë them se ky është viti më i suksesshëm që ka pasur sporti kosovar në historinë e re, sepse ne kemi arritur në radhë të parë që ta përmbushim kriterit teknik për aplikim në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar”.

“Kemi dhjetë federata të pranuara ndërkombëtarisht, prej tyre pesë me të drejta të plota e disa të tjera në proces të pranimit të plotë deri në kongreset e ardhshme të federatave respektove”, ka deklaruar Memli për gazetën Sport./Telegrafi/