Site icon Telegrafi

Memli Krasniqi, i vetmi nga PAN-i qe përfaqëson Prishtinën në Parlament (Video)

Do ta ketë një barrë të veçantë kur të nis punën si deputet i parlamentit të Kosovës, sepse Memli Krasniqi është i vetmi kandidat i koalicionit PDK-AAK-Nisma që arriti të marrë mjaft vota në Prishtinë për të siguruar ulësen e kuvendit shtetëror.

Në fakt, dy kandidatë tjerë nga koalicioni PAN dolën më mirë në kryeqyteti, si Kadri Veseli me 10,322 vota dhe Ramush Haradinaj me 8,131 vota, por asnjëri prej tyre nuk është nga Prishtina – i pari është nga Mitrovica dhe i dyti nga Deçani.

Krasniqi, si i treti, me 3,255 vota, tha se mori besimin e kaq qytetarëve në krejt zonat e Prishtinës, por më së tepërmi në Ulpianë që është lagjja e tij. /Klan Kosova/

Exit mobile version