Site icon Telegrafi

Memli Krasniqi tregon top prioritetet e Bedri Hamzës si kryeminsitër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin “Click” në Rtv 21 ka treguar në detaje planin e partisë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Krasniqi ka thënë se ekonomia, mirëqenia e familjes, shëndetësia, arsimit janë prioritet i kandidatit për kryeministër, Bedri Hamzës.

”Ne kemi disa shtylla kryesore të programit te Hamzës, ato adresojnë edhe zhvillimin ekonomik mirëqenien e familjes, shëndetësinë, arsimin, të gjitha fushat që janë prioritet për qytetarët e Kosovës. Në sektorin publik do të ndodhë rritja e pagës për 50% në fillim të mandatit, pensionet do të rriten për 70% nuk do të ketë pension me të ulët se 200 euro, familjet e dëshmoreve, veteranët, invalidët e UÇK-se do të kenë rritje në beneficonet e tyre për 50 %. Nuk do të pengohen veteranët të punojnë në sektorin privat. Do të kemi një fond të bursave për mandatin 4 vjeçar për 100 milionë euro, 25 milionë euro në vit për të rinjtë të Kosovës për të studiuar brenda dhe jashtë Kosovës, mendojmë që do të jetë një fond për 150 milionë euro në vit për barnat esenciale me prioritet sëmundjet kronike dhe sëmundje të kancerit sepse nuk ka gjë ma të rëndë se me pas një sëmundje”, ka thënë ai.

Krasniqi ka folur edhe për bizneset dhe mërgatën.

“Për bizneset kemi program të gjanë, do të ketë fond të ndarë për t’i mbuluar deri ne 30% te investime nga grandet për investimet, fondi për garancionin e kredive, për sa i përket diasporës kemi një mërgatë me njerëz të suksesshëm, neve na duhet dija e tyre dhe energjia e tyre, etika e tyre e punës dhe do të iu mundësohet lehtësimi për të qenë këtu jo vetëm për të investuar. Por edhe për të mësuar prej tyre”, tha Krasniqi.

Exit mobile version