Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shtruar sot iftar për krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës.
“Në shenjë respekti dhe bashkëpunimi, sot prita në iftar Myftiun Naim Tërnava me bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi, në një postim në Facebook.
Lideri i PDK-së ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit, në traditën tonë në Kosovë, ka shërbyer edhe si përafrim e bashkim mes njerëzve, duke u manifestuar me virtyte të larta shoqërore, si solidariteti, mirëkuptimi e humanizmi.
“Besimi dhe adhurimi ndaj Zotit, posaçërisht gjatë këtij muaji, qofshin frymëzim për të gjithë, që veprat e mira për familjen, shoqërinë e shtetin, të kultivohen e shtohen edhe më shumë. Agjërim të lehtë e të pranuar, të gjithë besimtarëve!”, ka përfunduar Krasniqi. /Telegrafi/