Telegrafi

Memli Krasniqi: Shpend Ahmetit po ia shkruan postimet Dardan Molliqaj

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes, i cili ka thënë se gjenerata e re e PDK-së është ngritur me servilizëm ndaj kryetarit të partisë Kadri Veseli.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, thotë se i ka ardhur keq kur ka lexuar reagimin e Shpend Ahmetit, të cilin, sipas tij, duket se ia ka shkruar Dardan Molliqaj.

Postimi i plotë i Krasniqit:

“M’erdhi keq kur e lexova ni reagim te Shpend Ahmetit, se edhe ate po duket ia kish shkru Dardan Molliqaj. Shume keq qe Dardani po ia cakton Shpendit edhe cka me shkru, pervec qe ia cakton edhe detyrat ditore si Kryetar prej qe e ka marre mandatin.

Ma mire kish qene Shpendi me tregu qe s’ka pas qare pa i realizu punesimet ilegale ne Komune se per to ka vendos shefi i tij i vertete, pra Molliqaj. Mos e mbaj barren e tjeterkujt o Shpend se mjaft te del barra e jote.

p.s. Shpend, njerezit te cileve ju ke referu ne postim jane shume para teje ne politike. Kur kane qene ata aktiviste te PDK-se, ti ke qene ne shoqeri civile, hala pa e themelu FER-in. Mos ofendo palidhje, bonu fer! :)” (sic), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/