Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka rezultuar përsëri pozitiv me virusin COVID-19.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ditë më parë familjarët e tij janë infektuar me COVID-19, ndërkaq ai pas ritestimit të tretë, sot ka rezultuar pozitiv.
“Deri tash kam simptoma të lehta, njëjtë si Meliza dhe fëmijët. Ditëve në vijim do të vazhdoj izolimin dhe do të ndjek rekomandimet e IKShPK-së”, njofton Krasniqi.
Krasniqi ka bërë të ditur se e ka kaluar COVID-19 në vjeshtën e vitit 2020 dhe ka marrë dy doza të vaksinës, por ende pa kaluar gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë, ai është infektuar për të dytën herë.
“Duke ju uruar te gjitheve shendet, ju ftoj që të kujdeseni për veten dhe njeri-tjetrin, tash kur jemi në valën e re të shpërndarjes së variantit Omicron të COVID-19”, ka shkruar Krasniqi./Telegrafi/