Site icon Telegrafi

Memli Krasniqi: Rezultati i zgjedhjeve lokale inkurajues për PDK-në

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk shqetësohet fare se do të mund të rrëzoj qeverinë aktuale, të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Krasniqi në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini ka thënë se rezultati i zgjedhjeve lokale, është inkurajues dhe shpresëdhënës.

“As te ne si parti, por as të të koalicioni qeveritar, fushata zgjedhore nuk ka ndikuar në zbehjen e angazhimeve që janë marrë përsipër. Nga Kryeministri e deri te ministrat, kanë qenë në nivel të detyrës, ku në asnjë moment nuk ka bërë kompromis me punën që është dashur ta bëjnë”, ka shtuar Krasniqi.

Sipas tij, shumë punë të mira janë bërë nga ekzekutivi kosovar, pavarësisht fakti që ende nuk janë bërë as 100 ditë nga fillimi i punës së ekzekutivit dhe vonesave në formimin e Qeverisë. /Telegrafi/

Exit mobile version