Site icon Telegrafi

Memli Krasniqi: PDK nuk ka vija të kuqe për LDK-në

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kjo parti nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik, qoftë edhe LDK-në.

“Për sa kohë të jetë partia më e madhe në vend me besimin më të madh të qytetarëve, ajo gjithmonë do të udhëheq Qeverinë. Për neve njëherë është kjo me rëndësi, koalicioni me qytetarë, që të marrim edhe njëherë besimin e tyre që të jemi partia e cila do të kemi mandatin që edhe njëherë me qeverisë. Pas kësaj do të jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë, por para se gjithash e përmenda me partitë të cilat janë të ngjashme me orientimin ideologjik dhe orientimin politik, e mbi të gjitha me koncepte ekonomike. Absolutisht nuk e përjashtojmë as LDK-në, AAK-në, as AKR-në, as partitë e tjera të cilat janë të përafërta me këto orientime”, ka thënë ai për EkonomiaOnline.

Exit mobile version