Telegrafi

Memli Krasniqi në Skenderaj: Rikthimi i PDK-së është garanci për zhvillim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Skenderaj, ndërsa ka thënë se rikthimi i Partisë Demokratike të Kosovës në udhëheqjen komunale në Skenderaj është garanci për fillimin e një modeli qeverisës zhvillimor e transformues dhe me perspektivë për të gjithë.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se ka takuar kryetarin e kësaj komunale Fadil Nura dhe kanë biseduar për planifikimin e projekteve.

“Kryetarin Nura dhe ekipin e tij, të cilët veçse kanë filluar të punojnë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe po planifikojnë zbatimin e projekteve të rëndësishme, i përgëzova për vendosmërinë dhe angazhimin në jetësimin e programit të tyre. Mirënjohës ndaj qytetarëve të Skenderajt që treguan se PDK është në zemrën e Skenderajt, përherë unike dhe e pandashme”, shkruan Krasniqi. /Telegrafi/