Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me ftesë të Internacionales Liberale (Liberal International), po merr pjesë në punimet e Kongresit të 75-të të kësaj federate globale të partive politike, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Krasniqi, ka thënë se në ditën e hapjes zyrtare të Kongresit, ka zhvilluar një takim me Presidenten e Internacionales Liberale, Hakima El Haite.
“Presidenten El Haite e njoftova me zhvillimet dhe reformat që po i realizojmë në PDK, procesin e anëtarësimit tonë në LIBSEEN dhe ALDE dhe qëllimin që në të ardhmen të bëhemi pjesë edhe të Internacionales Liberale”, ka shkruar Krasniqi, në Facebook.
“Bashkë folëm edhe për situatën politike në Kosovë dhe ambiciet e shtetit tonë drejt integrimit Euro-Atlantik”.
Krasniqi tha se presidenten El Haite e ka falënderuar për mbështetjen e saj ndaj reformave në PDK dhe për qëllimet e përbashkëta për fuqizimin e vlerave liberale e demokratike në kontinentin tonë. /Telegrafi/