Site icon Telegrafi

Memli Krasniqi feston ditëlindjen, babai e uron me një fotografi të veçantë nga ditëlindja e parë e tij (Foto)

Ish-reperi, njëherësh deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi feston sot (e enjte) ditëlindjen.

Ai sot mbushi 38 vjeç, ndërsa me këtë rast ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Deputeti Memli Krasniqi festoi dot ditëlindjen e tij të 38-të

Megjithëse sot gjatë ditës u gjend në Kuvendin e Kosovës ku u diskutua gjerë e gjatë nga deputetet në dy seanca, Memli pati mundësinë që të shijojë urimet që mori nga njerëzit më të afërt.

Një ndër urimet më të veçanta deputetit iu bë nga babai i tij, profesori Milazim Krasniqim, i cili ka publikuar një fotografi shumë të vjetër të djalit të tij.

Lexo po ashtu Krasniqi: LDK dhe Lista Serbe të një mendimi për Specialen

Bëhet fjalë për një imazh ku Memlit ishte duke i prerë flokët kumbari i tij, Sadri Bajraktari në ditëlindjen e tij të parë.

“Memli sot i mbushi 38 vjet. 38 vjet gëzim e krenari për familjen tonë. Urime, babush! Zoti të dhashtë gjithë të mirat, gjithmonë. Në foto: ditëlindja e parë e Memlit, me kumbarën e tij, Prof. Dr. Sadri Bajraktarin, duke ia prerë flokët”, (sic.), ka shkruar babai i tij në urimin special për Memlin. /Telegrafi/

Exit mobile version